| |
Pjetėr Gjoka
U lind nė Ulqin mė 3 gusht 1912.
Ka filluar aktivitetin nė Teatėr nė lėvizjen amatore qė vitet 30 nė
Shkodėr. Nė vitin 1947 filloi si aktor nė Teatrin Popullor, pasi kishte
debutuar me Teatrin e Ushtrisė. Roli i parė ishte nė komedinė Tartufi.
Ka interpretuar rreth 90 role nė kėtė teatėr, dhjetėra kryerole nga
dramaturgjia botėrore, ndėrsa nė skenė qėndroi 52 vjet rresht, duke
interpretuar edhe i verbėr krejtėsisht. Disa nga kryerolet e tij janė:
Haritonov, Shpend Gjeta, Plaku, Mac Donald, Miler, Zabelini, Klaudi,
Mbreti Lir, Gjini, Ali Pashė Gucia, etj. Nė vitin 1961 ai ėshtė ndėr
katėr aktorėt qė u nderua me titullin e lartė "Artist i Popullit". Ka
intertretuar edhe nė disa filma artistikė, duke krijuar figura tė arrira.
Roli i fundit i tij nė Teatrin Kombėtar ishte nė dramėn Epoka para
gjyqit. Por, krahas punės si aktor, ka vėnė nė skenė edhe disa pjesė si
regjisor. Vdiq nė 2 Maj 1982. |
|