| |
Margarita Xhepa
U lind nė Lushnjė nė 2 prill 1934.
Mė 1950, vjen nė Tiranė dhe fillon si nxenese nė Teatrin Popullor. Nė
vitin 1952 krijohet Estrada e Shtetit, ku pėr 5 vjet me radhė
interpreton dhjetra role. Mė 1957 kthehet nė Teatrin Popullor. Roli i
parė pas kthimit ishte nė dramėn Oret e Kremlinit nė 1957. Roli me tė
cilin shkėlqeu Margarita ishte Ofelia nė tragjedinė Hamleti e mė pas
Klea tek Dhelpra dhe rrushtė. Ajo mbetet nė kujtesėn e spektatorit nė
dramat Cuca e maleve, Mbreti lir, Arturo Ui, Cuca e maleve,
Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, Sinjali i kuq, Toka jonė, Luiza
Miler, Prometeu, Romeo e Zhulieta, Vizita e inspektorit, Kush e
solli Doruntinėn, etj.etj. Drama e fundit e interpretuar nė Teatrin
Kombėtar ishte Si e mposhta Musolinin nė 2005. Ka marrė pjesė nė rreth
30 filma. Doli nė pension mė 1989. Mban titullin e lartė Artiste
e Popullit. |
|