Logoreci | Teatri Kombetar Shqiptar
Teatri Kombetar Shqiptar - Logoreci
Shfaqet:
Aktorët:
(kerko: shfaqet, vitin, autorin, regjisorin, piktorin, aktoret) (kerko: aktoret, ditelindja, ditevdekja, fillimi ne teater, titulli artistik)

 

 

Teatri nė Shqipėri

 

 

Ndėrtimet e teatrove antike nė Apolloni, Butrint, Bylis (Hekal), Klos, Finiq, Sofratikė  (Gjirokastrės), Durrės,etj., qė nė shekullin e II-tė para krishtit, tregojnė pėr fillimin e deklamimit nė skenė.

Gjatė periudhės sė mesjetės, aktivitetet ishin folklorike.

Drama dhe levizja teatrore rinisi ne kohėn e Rilindjes Kombėtare mė 1874 nga Koto Hoxhi qė organizoi shfaqjen e pare.

Nė vitin 1875, Sami Frashėri, botoi nė turqisht, mė vonė nė shqip dramėn me subjekt shqiptar “Besa”. Kjovepėr u pasua nga tė tjera shkruar nga Pashk Babi, Santori, Gjergj Fishta, Fan S.Noli, Kristo Floqi, Shtjefėn Gjini, Mihal Grameno, Andon Z.Ēajupi,

 

Nė vitet e para tė shekullit XX, u krijuan shoqėri, qė zhvillonin aktivitete teatrore, si: “Labėria”, qė mė 1902, “Bashkimi” nė Delvinė, Shoqėria e grave “Ylli i Mėngjesit”.

Autorėt e kėsaj kohe Haki Stėrmilli, Foqion Postoli, Kristo Floqi.

Deri nė kėtė periudhė aktorėt janė anonimė. Aktori i parė i njohur edhe nė skenat e europės ėshtė Aleksandėr Moisiu (1879-1935).

I pari regjizor ishte, Sokrat Miho. Nė kėtė periudhė filluan aktivitetin aktore nė grupe te ndryshme artistike si Loro Kovaēi, Pjetėr Gjoka, Zef Jubani, Mihal Popi, Vangjel Grabocka, Dhorka Sheri, Dhimitėr Trajēe, Gaqi Vishi, Agostin Ēapeli etj., nje pjese nga tė cilet u bėnė tė njohur nė fushėn e aktrimit.

Gjatė e Luftės sė II-tė Botėrore, u shkruan vepra nga Zihni Sako, Aleksander  Banushi, e Aleks Ēaēi, Aleks Buda e Gjik Kuqali, me aktoret Naim Frashėri, Sander Prosi e Besim Levonja.

Pas luftes se dyte boterore mbi bazen e levizjeve artistike dhe teatrore u krijuan teatrot e qyteteve

 

 

Teatri Kombėtar Tiranė

 

Godina e Teatrit ėshtė nė vitit 1939 nga Italia fashiste, si kinema me vone u quajt Kinema Teater Kosova. Inagurimi dhe vėnia e emrit Teatėr Profesionist i Shtetit u bė nė 24 Maj 1945, mė vone u quajt Teatri Popullor emer te cilin e mbajti deri nė qershor tė vitit 1991 kur u quajt si sot Teatri Kombėtar

 

Ne Teatrin Kombėtar u shfaqėn vepra me vlera tė mėdha artistike e kombėtare qė u interpretuan me mjeshtėri tė lartė skenike. Pėr spektatorėt mbetėn tė paharruar emrat

 

E dramaturgėve: Spiro Ēomora, Kol Jakova, Besim Levonja, Sulejman Pitarka, Dionis Bubani, Fadil Paērami, Loni Papa, Teodor Laēo, Fadil Kraja, Ruzhdi Pulaha, Dritėro Agolli etj;

 

E regjisorėve: Sokrat Mio, Andon Pano, Pandi Stillu, Andrea Malo, Xhemal Broja, Zina Andri, Piro Mani, Esat Oktrova, Kujtim Spahivogli, Mihal Luarasi, Drita Agolli etj;

E aktorėve: Kadri Roshi, Lazėr Filipi, Gjon Karma, Lazėr Filipi, Mihal Popi, Prokop Mima, Drita Pelingu, Besa Imami, Violeta Manushi, Viktor Gjoka, Loro Kovaēi, Marie Logoreci, Pjetėr Gjoka, Sandėr Prosi, Margarita Xhepa, Ndrek Luca, Sulejman Pitarka, Ilia Shyti, Luan Qerimi, Edi Luarasi, Roza Anagnosti, Antoneta Papapavli, Fatos e Drita Haxhiraj, Shkėlqim Basha, Pavlina Mani, Roland Trebicka, Anastas Kristofori, Ahmet Pasha, Agim Qirjaqi, Bujar Lako, Reshat Arbana, Robert Ndrenika, Yllka Mujo, Andon Qesari, Ndriēim Xhepa etj.

E skenografėve: Vangjush Mio (1891-1957) Rrok Daberdaku, Agim Zajmi, Hysen Devoli, e Shaban Hysa.

 

Dhe shfaqeve: “Toka Jonė”, “Hamleti”, “Prefekti”, “Intrigė e Dashuri”, “Familja e Peshkatarit”, “Cuca e Maleve”, “14 vjec dhender“ dhe “Pas Vdekjes“,“Revizori ”,   “Mbreti Lir” “Arturo Ui”, “Karnavalet e Korēės, “Votra e huej” “Dhelpra dhe rrushte”, “E Vėrteta e Spanjės”(Bernarda Alba), “Zonja e Bujtinės”, “Artani”, “Ēatija e tė gjithėve”, “Fytyra e dytė”, “Prefekti”, “Njeriu qė pa vdekjen me sy”, “Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur”, “Shtate Shaljanet”, “Shtėpia nė Bulevard”, “Zonja nga Qyteti” “Mbi Gėrmadha”, “Shėrbėtori i dy zotėrinjve”, “Pėrmbytja e madhe” etj.

 

Pjerin Logoreci